Jo vetëm Sadiku dhe Bardhi, një tjetër talent shqiptar po shkëlqen te Levante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 18:31

Jo vetëm Sadiku dhe Bardhi, një tjetër talent shqiptar po shkëlqen te Levante

Jo vetëm Armando Sadiku dhe Enis Bardhi, pjesë e klubit të Levantes është edhe futbollisti tjetër me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Florent Shehun. 16-vjeçari është pjesë e ekipit U17 të Levantes dhe është vlerësuar si një talent tepër premtues dhe që bën diferencën në fushën e lojës.

Florent-Shehu-1

Për futbollistin shqiptar janë interesuar shumë klube prestigjioze si Real Madrid, Mançester Sitim, Arsenal dhe Borusia Dortmund, ndaj klubi nga Valencia do të ketë shumë të vështirë ta mbajë Shehun në skuadër.

Florent-Shehu

Në golin e fundit që shënoi me ekipin e 17-vjeçarit, talenti shqiptar nuk harroi të festonte me shqiponjë, edhe pse përfaqëson Zvicrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"