Jo vetëm Ronaldo, ja të gjitha rastet kur arbitri gjerman është “kryqëzuar” për vendimet e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 23:46

Jo vetëm Ronaldo, ja të gjitha rastet kur arbitri gjerman është “kryqëzuar” për vendimet e tij

“Edhe Ronaldo është ankuar, por ai ende nuk ka marrë ndonjë vërejtje” – kështu fliste agjenti Mino Raiola marsin e kaluar, duke protestuar për kartonin e kuq të Marko Veratit, në sfidën e kthimit në Champions League ndaj Realit, në ndeshjen e 1/16, të dhënë nga gjyqtari gjerman, Feliks Bryzh.

19f4a5aead604dd3a654c46bd58edb73-0247-kjrF-U29011395401362QH-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Por, kjo nuk është hera e parë që gjermani përfundon në qendër të kritikave. Sezonin e kaluar, arbitri i lindur në Mynih, drejtoi edhe gjysmëfinalen mes Liverpulit dhe Romës. Në atë rast, skuadra e Di Françeskos protestoi në dy nga pesë golat e pësuar nga Roma.

Gjithashtu, Bryzh nuk ka pasur edhe një relatë të mirë me Juven, teksa tifozët e kujtojnë për përjashtimin me karton të kuq të Kuadrados, në faullin që kolumbiani bëri në minutat e fundit në finalen e Kardifit, ndaj Realit. Gjermani ishte protagonist edhe në Botëror, kur vendimet e tij u protestuan nga Serbia, në ndeshjen e shumë përfolur ndaj Zvicrës, ku shënuan edhe lojtarët shqiptarë, Xhaka e Shaqiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"