Jo vetëm Roma pas Alegrit, klubi italian shënjestron ish-trajnerin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 12:16

Jo vetëm Roma pas Alegrit, klubi italian shënjestron ish-trajnerin e Juventusit

Pas rezultateve jo të mira me Ivan Xhenaro Gatuzon, presidenti Aurelio De Laurentis po sheh mundësinë e trajnerit të ri.

alegri

Sipas “Corriere dello Sport”, në listën e presidentit të klubit të Napolit, nuk është vetëm mundësia e rikthimit të Rafa Benitez, por edhe ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Masimiliano Alegri i cili ndodhet pa klub pothuaj prej 2 vitesh.

Pas Alegrit është vendosur dhe Roma, ku Paulo Fonseka është gjithnjë e më larg klubit nga kryeqyteti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"