Jo vetëm Real Madridi dhe Bajerni, në garë për Poçetinon futet edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 10:32

Jo vetëm Real Madridi dhe Bajerni, në garë për Poçetinon futet edhe…

Mauricio Poçetino u shkarkua ditën e martë nga Totenhemi, pas plot 5 viteve në krye të “Spërsave”. Shkak për shkarkimin e teknikut argjentinas u bënë rezultatet e dobëta që ai ka arritur në këtë sezon në kampionat, teksa në 12 ndeshje të zhvilluara grumbulloi vetëm 14 pikë.Mauricio-Pochettino-celebrates-beating-Ajax

Sezonin e kaluar Poçetino me Totenhemin arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve, por rezultatet e dobëta këtë sezon, bënë që drejtuesit ta shkarkonin 47-vjeçarin nga psoti i trajnerit. Megjithatë Poçetino mund të nisë përsëri nga puna e tij si trajner, pasi janë disa klube që e dëshirojnë atë në ekipet e tyre.

Bajerni dhe Real Madridi prej kohësh e ndjekin me kujdes situatën e argjentinasit, dhe po mendojnë t’ia besojnë drejtimin e ekipeve të tyre respektive. Por, nuk janë vetëm këto dy klube, pasi sipas asaj që shkruan “The Sun”, edhe Barcelona është në gjurmët e Poçetinos. mauricio pocetino

Katalanasit pritet të shkarkojnë nga posti i trajnerit Ernesto Valverden, dhe vendin e tij po mendojnë t’ia besojnë pikërisht ish-trajnerit të Totenehemit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"