Jo vetëm për prestigj, Realit i duhet Championsi për të rregulluar financat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 16:57

Jo vetëm për prestigj, Realit i duhet Championsi për të rregulluar financat

Champions-i është më i rëndësishëm se kurrë. Nëse kupa me veshë të mëdhenj herë të tjera ka shërbyer për të shpëtuar sezonin pas dështimeve në kampionat, këtë herë Reali i Madridit do ta tentojë edhe për të pasuruar arkat e klubit. Kriza që ka shkaktuar Koronavirusi mund të sjellë një rënie të të ardhurave deri në 180 milionë euro, për mungesën e tifozëve në stadium, rënien e shitjeve të fanellave, për mungesën e turistëve në stadiumin “Bernabeu” dhe për shumë arsye të tjera.
skysports-real-madrid-valencia_5017154
Për më tepër vera e këtij viti nuk do të sjellë miliona me ndeshjet miqësore në Azi apo në Amerikë. Kjo do të thotë se mundësia e vetme për të fituar para dhe për të përmirësuar bilancet është Champions-i. Përmbysja në Mançester është çelësi për të shkuar te 50 milionë euro. Kjo është shifra që mund të fitojë skuadra që shkon në finale dhe fiton Ligën e Kampioneve. Vetëm nëse kualifikohet në fazën e ardhshme të këtij kompeticioni, që janë çerekfinalet, mund të arkëtohen 10.5 milionë euro. Në rast të një kualifikimi për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni, është 12 milionë euro, ndërsa finalja paguhet 15 milionë euro. Skuadra që ngre trofeun merr 4 milionë euro më shumë. Kjo gjë të jep mundësinë që të luash edhe në Superkupën e Europës, çka të ofron 3.5 milionë euro.
real madrid
Të gjitha në total bëjnë 46 milionë euro vetëm nga bonuset e UEFA-s, pa llogaritur të drejtat televizive, të marketingut dhe shumë të ardhura të tjera që futen në arkat e klubit. Me titullin e kampionit të fituar, Zinedin Zidan dhe të besuarit e tij kanë një mision që, përveçse të vazhdojnë lavdinë në Europë, këtë herë të ndihmojnë edhe klubin dhe presidentin Perez që ta ketë më të lehtë për të menaxhuar të ardhmen dhe, pse jo, të afrojë ndonjë kampion në merkato. Për momentin, nuk ka asgjë konkrete dhe Zidan e ka pranuar situatën, por nëse rrugëtimi në Champions bëhet serioz, me shumë mundësi planet ndryshojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"