Jo vetëm pa tifozë, PSG-ja kundër Dortmundit duhet t’i bëjë llogarite edhe pa yllin e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 16:09

Jo vetëm pa tifozë, PSG-ja kundër Dortmundit duhet t’i bëjë llogarite edhe pa yllin e saj

Përveçse ndeshja PSG-Dortmund do të luhet me dyer të mbyllura, francezët do të kenë dhe një mungesë tepër të rëndësishme, teksa ylli Kilian Mbape nuk është stërvitur këtë të hënë për shkak të një gripi.

mbape

Ndeshja e parë e luajtur në Gjermani u mbyll me rezultatin 2-1 për Dortmund, ndërsa PSG-ja shpreson të bëjë mirë në ndeshjen e kthimit, sepse luhet në shtëpinë e saj, pavarësisht se nuk duhet të llogarisë në ndihmën e tifozëve e as në atë të një nga lojtarëve kryesorë.

dortmund

Ndërsa për sa i përket kampionatit francez, autoritetet nuk lejojnë më shumë se 1000 tifozë në ndeshje duke qenë se koronavirusi po përhapet me shpejtësi të madhe në Europë. Kjo e fundit është kontinenti i dytë më i prekur nga ky virus i tmerrshëm.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"