Jo vetëm objektiva nga Milani dhe Interi, Monza e Berluskonit nis negociatat me mbrojtësin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 15:51

Jo vetëm objektiva nga Milani dhe Interi, Monza e Berluskonit nis negociatat me mbrojtësin e Juventusit

Monza e Silvio Berluskonit po përgatitet për rikthimin në elitën e futbollit italian, me klubin që ka nisur nga puna për ndërtimin e një skuadre sa më me kualitet. Në javët e fundit vëmendja e drejtorit sportiv, Galiani ka qenë e përqendruar te disa emra që vinin nga Interi dhe Milani por duket se Monza ka vëzhguar me kujdes edhe tek rivalët historik të milanezëve duke vendosur në shënjestër mbrojtësin e Juventusit, Luka Pelegrini.

6757576

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi italian ka fituar vëmendjen e drejtuesve të klubit që do ta dëshironin ta vendosnin në skuadër si alternativën e parë për krahun e majtë të mbrojtjes.

Juventusi nga ana tjetër do të ishte i gatshëm të ulej në negociata për 23-vjeçari pasi tekniku Maks Alegri nuk e konsideron si pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Në ditët në vijim Monza planifikon t’i afrohet bardhezinjve me një ofertë për huazimin e lojtarit, i cili mund të joshet nga ideja e një minutazhi të shtuar brenda Serisë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"