Jo vetëm Martinez, Interi planifikon të bëjë “poker” talentesh në rast Champions-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 11:08

Jo vetëm Martinez, Interi planifikon të bëjë “poker” talentesh në rast Champions-i

Në shtëpinë e Interit, manovrat e mëdha për sezonin e ardhshëm kanë nisur. Pas Lautaro Martinezit, sulmuesi me vitlindje 1997 nga Rasing de Avejaneda, familja Zhang është gati të sponsorizojë një minirevolucion me bazë talentesh.

Spaleti dhe Zhang

Interi qëndron gjithmonë i vëmendshëm për De Vrij i Lacios. Me kontratën në skadencë te bardhekaltrit, Stefan mund të firmosë (që sot) me një tjetër klub dhe menaxheri i tij, në fakt, ka gjetur një “pikëtakim” me Sabatinin e Auzilion: pesë vite me katër milionë euro në sezon.

lll

Puna ka nisur edhe në frontet Verdi (sulmues i Bolonjës), Barela (mesfushor i Kaljarit) dhe Fofana (mesfushor i Udinezes).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"