Jo vetëm Marash Kumbulla, një tjetër lojtar i Kombëtares rrezikon të humbasë sfidën ndaj Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2021 | 23:25

Jo vetëm Marash Kumbulla, një tjetër lojtar i Kombëtares rrezikon të humbasë sfidën ndaj Anglisë

Shqipëria mori ditën e sotme një goditje të rëndë para ndeshje ndaj Anglisë që do të zhvillohet nesër në orën 18:00 në “Air Albania”. Marash Kumbulla pësoi një dëmtim në gju, teksa humbi përballjen ndaj “3 luanëve” si dhe atë të radhës ndaj San Marinos. Vendin e tij pritet ta zërë, Frederik Veseli.

KOMBETARJA2

Ndërkohë së fundmi, sipas raportimeve të “Supersport” nga Durrësi, një tjetër futbollist që ka shfaqur probleme është Odise Roshi.

Ditën e nesërme pritet të qartësohet nëse fieraku do të jetë i gatshëm për këtë përballje. Shpresojmë që problemi i 29-vjeçarit të mos jetë serioz dhe mesfushori të jetë në dispozicion të trajnerit Reja.  Vlen të theksohet fakti se Roshi u aktivizua në minutën e 81-të në sfidën ndaj Andorrës, duke zënë vendin e Lenjanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"