Jo vetëm Lautaro, Barça kërkon edhe yllin e ri të mesfushës së Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 14:03

Jo vetëm Lautaro, Barça kërkon edhe yllin e ri të mesfushës së Interit

Mendohet të jetë edhe Nikolo Barela mes objektivave të merkatoas së Barcelonës për sezonin e ardshëm, përveç Lautaro Martinezit.podcast-derby-dominio-inter-godin-sugli-scudi-barella-miglior-prova

Lajmin e ka raportuar e përditshmja spanjolle “As”, sipas të cilës mesfushori i Interit shihet nga drejtuesit katalanas si alternativë e Fabian Ruizit, megjithatë i preferuari i trajnerit Kike Setien.

Barella, i transferuar te klubi zikaltër verën e kaluar nga Kaljari për një shifër prej 45 dhe 50 milionë eurosh (duke llogaritur pjesën fikse dhe bonuset), pas një periudhe të shkurtër ambientimi është shndërruar shpejt në një pikë referimi për Antonio Konten. Vetëm një dëmtim i lehtë i ka limituar paraqitjet.interrr

Mesa duket, ndërkohë, paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Barça, gati të investojë në talente pas largimeve të mundshme të Arturo Vidalit dhe Ivan Rakitiçit.

Përgatiti: LEDIO NASE-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"