Jo vetëm Kumbulla, mbrojtësi shqiptar infekton me Koronavirus dhe personin e zemrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 17:45

Jo vetëm Kumbulla, mbrojtësi shqiptar infekton me Koronavirus dhe personin e zemrës

Pak ditë më parë mbrojtësi Marash Kumbulla bëri të ditur se kishte rezultuar me Koronavirus, diçka që ia bëri të pamundur grumbullimin me Kombëtaren.

KUMBULLA GRETA

Mbrojtësi kuqezi është izoluar në shtëpinë e tij dhe po qëndron i karantinuar, deri në momentin që virusi t’i largohet nga trupi.

Megjithatë mbrojtësi nuk është i vetmi i infektuar me Koronavirus, teksa nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram” ai ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv edhe partnerja e tij, Greta, e cila është asimptomatike.

Ja postimi i Kumbullës:

Përshëndetje! Jam mirë dhe vazhdoj periudhën e karantinës. Fatkeqësisht, e dashura ime Greta gjithashtu doli pozitiv për Covid-19. Për fat të mirë, është asimptomatike dhe prandaj tani jemi të dy që t’i kalojmë ditët të izoluar dhe në përputhje të plotë me rregullat dhe kufizimet.

Por ne nuk e humbasim durimin, përkundrazi. Ndriçues i kësaj periudhe disi të errët është Harry Potter, i cili shpesh më ka dhënë një buzëqeshje në të kaluarën dhe po e bën edhe tani. Cili është filmi juaj i preferuar? Përshëndetje për të gjithë dhe ju lutem jini të kujdesshëm, sepse virusi nuk duhet nënvlerësuar. Shihemi se shpejti!


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"