Jo vetëm Krymin, kampioni i Bjellorusisë prezanton edhe yllin e Kukësit. Verilindorët: E kemi huazuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 18:42

Jo vetëm Krymin, kampioni i Bjellorusisë prezanton edhe yllin e Kukësit. Verilindorët: E kemi huazuar

Ardit Krymi nuk është futbollisti i vetëm nga Kategoria Superiore që është zhvendosur drejt Bjellorusisë për të vazhduar karrierën me Shakhtor Soligorsk. Kampionët e Bjellorusisë kanë prezantuar sot veç tij, edhe sulmuesin brazilian Vitior Feizhao.

FEIZHAO

Ylli i sulmit të Kukësit kishte bërë paraqitje të mirë në Superiore dhe mendohej se do të ishte pjesë e planeve të Skënder gegës. Por Shakhtor Soligorsk saktësoi se kishte huazuar futbollistin për sezonin në vijim, siç shpjegoi më pas edhe klubi i Kukësit i cili shpreson që në fund të përfitojë të ardhura nga futbollisti.

“FK Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin e Shakhtor Soligorsk për huazimin e futbollistit brazilian, Vitor Feijão. Klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për huazimin e futbollistit me të drejtë blerje nga klubi bjellorus. Klubi i Kukësit i uron suksese sulmuesit brazilian”, shkruante klubi verilindor duke dhënë kështu detajet e kësaj marrëveshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"