Jo vetëm Junajtid, tjetër skuadrës e Premier Ligës kërkon Alegrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 18:54

Jo vetëm Junajtid, tjetër skuadrës e Premier Ligës kërkon Alegrin

Gjatë gjithë javës që lamë pas, në Angli është folur për shkarkimin e Solskjaerit. Mediat britanike, kanë bërë me dije se në rast shkarkimi do të jetë Alegri, ai që do të marrë drejtimin e “djajve” të kuq.

Alegri55

Por, sipas “Daily Star” në garë për teknikun italian u fut edhe skuadra e Evertonit. Fillimi i ndërlikuar i kësaj skuadre me Markos Silvën në stol, ka bërë që në klub të nisin lëvizjet për Alegrin.

Klubi i Evertonit pyeti për disponueshmërinë e Alegrit, i cili ka dhënë menjëherë një përgjigje negative.

Duket se italiani kërkon një klub të madh, që të nisë një projekt fitues, pak a shumë si ai i Juventusit në Itali.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"