Jo vetëm ish-i i Juves, Interi mendon ta zëvendësojë Skriniarin dhe me “të urryerin” e Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 9:47

Jo vetëm ish-i i Juves, Interi mendon ta zëvendësojë Skriniarin dhe me “të urryerin” e Mançester Junajtid

Largimi i Milan Shkriniarit është tashmë një fakt me të cilin në Milanon zikaltër po mësojnë të bashkëjetojnë, ndërsa për t’u përcaktuar ngelet ende koha e largimit të tij. Në kushte të tilla, drejtuesit e Interit kanë nisur sondazhet e tyre mbi pasardhësit e mundshëm të sllovakut në janar dhe emrat që po studion Marota nuk janë të çfarëdoshëm. I pari në listën e drejtuesve është Merih Demiral, kundërshtari i mbrëmjes së sotme, për të cilin Interi ka treguar interes edhe më herët.

demiral

Turku i Atalantës shikohet si përforcimi ideal falë edhe eksperiencës së tij në mbrojtjen me tre, por edhe duke marrë parasysh edhe faktin që mund të mbërrijë si huazim i thjeshtë.

Është pikërisht formula e transferimit çështja për t’u zgjidhur mes klubeve për 24-vjeçarin, pasi bergamaskët duan ta shesin përfundimisht mbrojtësin, me Interin që nuk ka ndër mend të investojë në këtë merkato dimri për një goditje përfundimtare.

MBROJTËSIT E JUNAJTIDIT – Gjithmonë duke synuar huazimin, Interi ka trokitur edhe në derën e Mançester Junajtidit për të kërkuar informacion për dy prej mbrojtësve të anglezëve.

Viktor Lindelof ka qenë objektivi parë i zikaltërve në Angli, por për 28- vjeçarin pengesë është bërë vetë Erik ten Hag, që nuk do të privohet nga shërbimet e mbrojtësit.

lindelof

Suedezi nuk është titullar në Mançester, por ka gjithsesi besimin e trajnerit që kërkon një alternativë cilësore në stolin e tij në kuadër të një sezoni të gjatë dhe të ngjeshur.

I njëjti diskutim vlen edhe për mbrojtësin tjetër të “Djajve të Kuq”, Herri Meguajër, që është emri tjetër në listën e zikaltërve. Klubi anglez ama ka refuzuar transferimin si huazim të 29-vjeçarit, një vendim i mirëpritur edhe nga mbrojtësi që kërkon të shqyrtojë në fund të sezonit ofertat e ndryshme për të ardhmen e tij.

MEGUAJER 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"