Jo vetëm Interi dhe Juventusi, një tjetër ekip interesohet për mesfushorin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 21:59

Jo vetëm Interi dhe Juventusi, një tjetër ekip interesohet për mesfushorin e Barcelonës

Ivan Rakitiç me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona në merkaton e janarit dhe interesimet në drejtim të tij nuk mungojnë.VALVERDE RAKITIC

Interi dhe Juventusi prej kohësh interesohen për futbollistin, madje në verë nisën kontaktet me Barcelonën, por nuk u arrit një marrëveshje. Të dyja ekipet italiane duan të përfitojnë nga situata e vështirë që lojtari po kalon te katalanasit, dhe mund të nisin një ofertë në janar.

Megjithatë nuk janë vetëm këto dy ekipe që dëshirojnë shërbimet e mesfushorit kroat. Sipas mediave spanjolle në gjurmët e 31-vjeçarit është edhe Atletiko Madridi.

Tekniku Simeone e pëlqen shumë Rakitiçin, dhe i ka kërkuar drejtuesve t’ia afrojnë atë në ekip, me këta të fundit që pritet të bëjnë një përpjekje në merkaton e ardhme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"