Jo vetëm Imami, priten firma të tjera te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 23:51

Jo vetëm Imami, priten firma të tjera te Skënderbeu

Skënderbeu vijon përgatitjet me dy seanca stërvitore në ditë për javën e parë të pjesës së dytë të sezonit. Në “Tropikal Resort” korçarët janë duke punuar me kapacitet maksimal për të qenë në një formë të mirë në startin e pjesës tjetër të kampionatit.

Skenderbeu miqesorja (1)

Lajmet që vijnë nga përgatitjet tregojnë se deri në fund të javës trajneri Ilir Daja do të mbajë të karikuar ekipin me këtë ngarkesë, ndërsa më pas gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës së ardhshme skuadra do të përshtatet në kushte kampionati për të qenë gati me rifillimin e sezonit në datën 22 janar.

Eni Imami mund të quhet afrimi zyrtar i Skënderbeut në këtë merkato dimërore. Korçarët kanë edhe disa alternativa të tjera, por që zyrtarisht askush nuk ka firmosur për bardhekuqtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"