Jo vetëm Grizman, Atletiko humb një tjetër yll të sulmit për Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 17:38

Jo vetëm Grizman, Atletiko humb një tjetër yll të sulmit për Milanin

Atletiko Madrid duhet të sigurojë medoemos një fitore ndaj Milanit në ndeshjen e mesjavës së ardhshme në Ligën e Kampioneve, për të mos rrezikuar që ndeshja e fundit me Porton të kthehet në një finale të vërtetë për kualifikimin. Por Diego Simeone duhet të bëjë llogaritë me një sulm të përgjysmuar për sfidën ndaj italianëve.

zhoao feliks

Sikur të mos mjaftonte mungesa e Antuan Grizman për pezullim, te skuadra spanjolle parashikohet të mungojë edhe një yll tjetër i repartit të avancuar, portugezi Zhoao Feliks.

Ky i fundit ka pësuar një dëmtim në grumbullimin me përfaqësuesen e tij dhe e ka përkeqësuar atë sapo është kthyer në stërvitje me spanjollët, të cilët po përgatisin ndeshjen ndaj Osasunës në kampionat. Klubi nuk ka treguar se sa do të jetë kohëzgjatja ndaj fushave, por duket e vështirë që të jetë në dispozicion të Simeones për duelin në kampionat dhe sidomos atë të rëndësishëm në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"