Jo vetëm futbolli, bashkia e Lushnjes akordon fond mbi 25 milionë lekë për sportet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2020 | 23:33

Jo vetëm futbolli, bashkia e Lushnjes akordon fond mbi 25 milionë lekë për sportet

Klubi shumësportësh i Lushnjës është në varësi të plotë të bashkisë dhe financat varen tërësisht nga Këshilli Bashkiak. Së fundmi, në mbledhjen e buxhetit, Këshilli Bashkiak i Lushnjës miratoi një shpenzim operativ dhe të mirëmbajtjes në vlerën 2,568,000 lekë (të rinj), për klubin e shumësporteve, për vitin 2021.
download (1)
Siç dihet, për momentin aktivitetet janë të paralizuara, për shkak të gjendjes së pandemisë. Të gjitha aktivitetet janë ndërprerë, në muajin mars dhe ekipet, që janë pjesë e shumësportëshit, ekzistojnë sa për formë. Por në të njëjtën situatë ndodhet i gjithë komuniteti i lojërave me dorë në vend, si dhe sportet e tjera që zhvillohen në salla të mbyllura. Klubet janë në luftë për ekzistencë, ndërsa thirrjet e vazhdueshme që vijnë nga komuniteti i sportit në drejtim të qeverisë vijojnë të bien në vesh të shurdhër. Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’i konsiderojë sportet në ambiente të mbyllura si të rrezikshme për përhapjen e virusit COVID-19, duke bërë që Shqipëria të mbetet vendi i vetëm në Europë pa sport.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"