Jo vetëm Flamurtarit, ekipit që luan në Champions ia hanë barin e fushës… urithët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 10:59

Jo vetëm Flamurtarit, ekipit që luan në Champions ia hanë barin e fushës… urithët

Duket se problemet me fushat nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. Në javët e para të Kategorisë Superiore, në ndeshjen midis Kukësit dhe Flamurtarit të zhvilluar në stadiumin e këtyre të fundit u vu re se bari në fushë mungonte. Dhe kjo vinte për shkak se atë e kishin ngrënë krimbat. Por duket se këto problemeve janë edhe jashtë Shqipërisë.

stad21

Në hall akoma edhe më të madh janë drejtuesit e Shakhtarit të Donetskut të cilën janë befasuar pasi kanë parë disa vrima në fushë.

screenshot-3_1536906877-2559804

Menjëherë mirëmbajtësit e fushës janë kujdesur për këtë problem duke gjetur edhe shkaktarin i cili ishte urithi. Gjithashtu ka filluar puna që fusha të jetë gati për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ku përballë do të kenë skuadrën gjermane të Hofeneimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"