Jo vetëm Fidan Aliti, një tjetër futbollist i Skënderbeut shkëlqen me ekipin kombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 22:01

Jo vetëm Fidan Aliti, një tjetër futbollist i Skënderbeut shkëlqen me ekipin kombëtar

Pas Fidan Alitit me përfaqësuesen e Kosovës, një tjetër futbollist i Skënderbeut, ka qenë protagonist me kombëtaren e tij. Behet fjalë për etiopianin Beneiam Demte.

Etiopi

Mesfushori i cili ka shkëlqyer në sfidat e para me korçarët, duke shënuar edhe një gol ndaj Kastriotit,  është aktivizuar titullar me kombëtaren e Etiopisë në triumfin 1-0 ndaj Sierra Leones në takimin e vlefshëm për Kupën e Kombeve të Afrikës.

20-vjeçari u zëvendësua në minutën e 87-të të lojës, duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Golin për kombëtaren e futbollistit të Skënderbeut e shënoi Kebede në minutën e 35-të me penallti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"