Jo vetëm ekipet e mëdha, edhe Sasuolo arrin një goditje të bujshme nga Barcelona në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 18:39

Jo vetëm ekipet e mëdha, edhe Sasuolo arrin një goditje të bujshme nga Barcelona në merkato

Merkato në Itali ka qenë e fuqishme këtë verë, por jo vetëm për emrat e mëdhenj të Serisë A. Në ditët e fundit të sesionit të transferimeve, është Sasuolo që ka arritur një goditje të madhe. Siç raporton Mundo Deportivo, mbrojtësi 23-vjeçar, Marlon Santos, do të jetë prurja më e re nga ekipi i Barcelonës.

marlon barcelona

Sasuolo do ta transferojë për 12 milionë euro, ndërsa më parë, Barcelona e kishte blerë nga Fluminense në vitin 2016, për shifrën e 5 milionë eurove. Gjithsesi, Barcelona do ta ketë opsionin për ta riblerë në të ardhmen. Sezonin e kaluar, braziliani luajti si i huazuar tek Nisa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"