Jo vetëm dëmtimet, Liverpulin e ndëshkon në Angli edhe VAR-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 12:33

Jo vetëm dëmtimet, Liverpulin e ndëshkon në Angli edhe VAR-i

Tifozët e Liverpulit nuk kanë vetëm fatin e dëmtimeve kundër këtë sezon, por edhe vendimet arbitrare. Në 8 ndeshjet e deritanishme të Premier Ligës, kampionët e Anglisë janë klubi që VAR ka ndërhyrë 6 herë dhe nga këto vetëm 1 vendim ka qenë në favor të tyre.

VAR-900

Teknologjia ka ndërhyrë për të anuluar golin e 3-2 të Hendersonit për pozicion jashtë loje të Manesë në derbin me Evertonin. Në të njëjtën ndeshje, VAR nuk ndëshkoi ndërhyrjen e portierit Pikford ndaj Van Dajkut, e cila i shkaktoi atë dëmtim të rëndë në gju holandezit.

Salah pa t’i anulohej nga VAR-i një gol për pozicion jashtë loje në fitoren ndaj Shefilldit 2-1. Edhe Zhotës iu anulua një gol kundër Uest Hemit, ndërsa Gomez u ndëshkua për prekjen e topit me dorë në zonë në ndeshjen e fundit kundër Sitit. Rasti i vetëm në favor, ishte kartoni i kuq i Kristensenit të Çelsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"