Jo vetëm Barcelona, 3 skuadrat e mëdha italiane në gjurmët e yllit të Lionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 18:47

Jo vetëm Barcelona, 3 skuadrat e mëdha italiane në gjurmët e yllit të Lionit

Jo vetëm Barcelona, por edhe Milan, Juventus dhe Roma në garë për shërbimet e sulmuesit të Lionit, Memfis Depaj, i cili qëndron një nga emrat më të nxehtë të merkatos, pavarësisht se presidenti i skuadrës së Lionit, Zhan Mikael Ola nuk dëshiron të privohet nga holandezi që në merkaton e janarit.

depay

Në verën që kaloi, 26-vjeçari i komunikoi klubit të Lionit se nuk do të ishte i gatshëm të rinovonte kontratën që i skadon në qershorin e 2021. Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid është afruar shumë Barcelonës të cilët janë të gatshëm të hidhen në sulm për të pas dëmtimit të rëndë të talentit Ansu Fati.

depay 1

Siç deklaron e përditshmja katalanase “Sport”, Barcelona ka konkurentë 3 skuadrat italiane, por Depaj ka synim transferimin në Katalonjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"