Jo vetëm Artur-Pjaniç, Barcelona dhe Juventusi projektojnë shkëmbim tjetër mesfushorësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 14:01

Jo vetëm Artur-Pjaniç, Barcelona dhe Juventusi projektojnë shkëmbim tjetër mesfushorësh

Mesa duket Pjaniç-Artur nuk do jetë shkëmbimi i vetëm mes Barcelonës dhe Juventusit. Dy klubet ë mëdha europiane po mendojnë për një tjetër shkëmbim lojtarësh mes tyre.

Rakitic.Barcellona.braccio.alto.2019.750x450

Sipas “Calciomercato.com” Barcelona po mendon të ofrojë Ivan Rakitiçin plus 30 milionë euro për mesfushorin e Juventusit Rodrigo Bentakur.Kontrata e Rakitiçit me Barcelonën përfundon në verën e vitit 2021 dhe vlera e tij ka rënë ndjeshëm për shkak të moshës së madhe që ka kroati 32 vjeç. Juventus dhe Barcelona po mendojnë të presin përfundimin e Ligës së Kampionëve për  tu ulur në tryezë dhe më pas për të diskutuar mbi shkëmbimin e bujshëm.

Kujtojmë se para pak kohësh në aksin Torino-Barcelonë u kompletua një shkëmbim, pikërisht ai mes Artur Melos dhe Miralem Pjaniçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"