Jo vetëm Arsenali e Bajerni, një tjetër gjigand europian hyn në garë për mesfushorin e Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 11:15

Jo vetëm Arsenali e Bajerni, një tjetër gjigand europian hyn në garë për mesfushorin e Anglisë

Shpresat e Uest Hemit për të mbajtur kapitenin Deklan Rajs edhe sezonin e ardhshëm morën një tjetër goditje, ndërsa në garën për të siguruar firmën e mesfushorit të Anglisë ka hyrë edhe Mançester Junajtidi.

RAJS

Londinezët do të kërkojë rreth 100 milionë paund për kartonin e yllit të tyre, i cili është objektivi kryesor i merkatos së Arsenalit. Por “topçinjtë” janë gati të ofrojnë deri në 90 milionë euro, 10 milionë më pak sesa kërkesa fillestare e klubit për 24- vjeçarin.

Edhe klubi i Çelsit është i interesuar. Por pas kualifikimit të Mançester Junajtidit në Champions, destinacioni “Old Trafford” mund të bëhet më joshës për mesfushorin e kombëtares së Anglisë, ndërsa ai nuk është emri i vetëm që Erik ten Hag interesohet.

Mançesteri ka përgatitur edhe një ofertë prej 55 milionë paundësh për mesfushorin e Çelsit, Mejzon Maunt. Interesi i klubit 20 herë kampion të Anglisë për të dy këta lojtarë i hap rrugën mundësisë që dy ish-shokët e fëmijërisë të luajnë në të njëjtën skuadër sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"