Jo vetëm afrime, Luftëtari largon një tjetër zhgënjim në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2016 | 11:10

Jo vetëm afrime, Luftëtari largon një tjetër zhgënjim në sulm

Skuadra e Luftëtarit ka qenë mjaft aktive në javën e fundit të vitit 2016 me afrime dhe largime lojtarësh, pasi kërkon që të plotësojë sa më parë grupin e futbollistëve që do t’i vërë në dispozicion trajnerit Milinkoviç për pjesën e dytë të këtij sezoni.

luftetari stervitje

Pas largimit të Monteros dhe afrimeve të Lamçes e Zguros, gjirokastritët kanë finalizuar një tjetër largim nga radhët e tyre. Burime zyrtare në klubin gjirokastrit kanë konfirmuar për “Panorama Sport” se sulmuesi senegalez Baptist Faje është larguar për të mos u kthyer më te Luftëtari.

Palët kanë ndërprerë marrëveshjen me mirëkuptim, pasi në klubin gjirokastrit nuk ishin të kënaqur me rendimentin e lojtarit, ndërsa edhe ai nuk dëshironte të kalonte në stolin e rezervave pjesën e dytë të sezonit, meqë nuk do të gjente hapësira në formacionin titullar, aq më tepër pas afrimeve të fundit.

Faje luajti 10 ndeshje në Superiore me Luftëtarin, duke mos arritur të gjente në asnjë prej tyre rrugën e rrjetës, ndërsa shënoi 1 gol në Kupën e Shqipërisë ku luajti 3 ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"