“Jo po nuk punon X”, Rustem Hoxha tallet me justifikimet e Tiranës pas humbjes ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2020 | 17:25

“Jo po nuk punon X”, Rustem Hoxha tallet me justifikimet e Tiranës pas humbjes ndaj Teutës

Teuta e mposhti përsëri Tiranën, në fundjavën që lamë pas, duke u kthyer kështu në “macen e zezë” për bardheblutë. Pas ndeshjes në “Pogradec, “Panorama Sport” raportoi se te skuadra kryeqytetase ishte e pakënaqur nga mënyra se si gjyqtari Eldorian Hamiti e mbajti ndeshjen.

teuta tirana (1)

Sipas tyre, arbitri gjykon me dy standarde në fushën e lojës, duke toleruar në maksimum durrsakët dhe ndëshkuar bardheblutë në mënyra të ndryshme. Sipas tyre, fakti kryesor është se “djemtë e detit” më momente të caktuara tolerohen për kartonët, ndërsa për bardheblutë ai tregohet shumë i rreptë.

Megjithatë në lidhje me ankesat e Tiranës ka reaguar edhe futbollisti i Teutës, Rustem Hoxha, i cili nuk i ka kursyer ironitë e tij.

Postimi i Hoxhes

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar, Hoxha ka postuar një “screenshot” të lajmit të “Panorama Sport”, ku ironizon  Tiranën duke shkruar: “Jo po nuk punon X, jo po nuk punon Y”, një justifikim që përdoret shpesh kur luhet “Play Station”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"