Jo më “xhol”, Demiri me pozicion fiks te blutë e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 20:45

Jo më “xhol”, Demiri me pozicion fiks te blutë e Dinamos

Besir Demiri konsiderohet lojtar “xhol”. Te Kukësi sezonin e fundit dhe në skuadra të tjera ka mbuluar disa role, por kjo nuk do të ndodhë te Dinamoja. Ai do të aktivizohet në mesfushë.

besir demiri

“Prej ditës së parë që kur kam firmosur për Dinamon, edhe pas bisedës që kam bërë me trajnerin Shkëmbi, kemi rënë dakord që të luaj gjithë sezonin si ndërtues i aksioneve. Te Kukësi kam luajtur, mund të them, në të gjitha pozicionet. Kjo nuk do të ndodhë te Dinamoja. Megjithatë, kur të ketë ndonjë ndeshje që ka nevojë skuadra, unë jam i gatshëm të luaj edhe në pozicione të tjera. Mbrojtës i majtë? Duhet të kthehemi shumë kohë prapa.

Në fillimet e karrierës kam luajtur si mesfushor, pastaj në disa skuadra që kanë pasur nevojë për mbrojtës të majtë, kam bërë këtë rol. Në Ukrainë kam qenë gjithë sezonin mbrojtës i majtë”, u shpreh Demiri, që si partner në mesfushë do të ketë Sidibenë, ndërsa përpara shokun e skuadrës te Kukësi, Agim Ibraimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"