Jo më Europa, Arapi e thotë hapur: Teuta do titullin, nuk luajmë deri në dhjetor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 18:38

Jo më Europa, Arapi e thotë hapur: Teuta do titullin, nuk luajmë deri në dhjetor

Kapiteni i Teutës Renato Arapi beson se durrsakët janë pretendentë seriozë për titullin kampion këtë sezon.

renato arapi

Ndryshe nga sezoni i fundit, ku “djemtë e detit” ishin të përqëndruar te pjesëmarrja në Europa Ligë, këtë sezon diferneca me vetëm 3 pikë nga Kukësi kryesues i bën durrsakët të besojnë se titulli mund të vijë këtë sezon në qytetin e tyre.

Për “Supersport”, 33-vjeçari thekson se ekipi po pret të përforcohet me emra të tjerë, ndërsa beson se çështja e golave do të zgjidhet me blerjen e sulmuesit të ri Ide Gomes Kulibali.

Ndërsa në fund, qendërmbrojtësi shton se Teuta nuk është skuadër që luan deri në muajin dhjetor, por që synon vazhdimësinë.

“Rinisja e kampionatit dhe objektivat e sezonit: Presim shumë, aq me tepër që kalendari na favorizon tani, pasi nga pesë ndeshje katër i kemi në shtëpi, ndaj dhe objektivi ynë është titulli. Natyrisht, nëse ia dalim të bëjmë mirë në këtë segment ndeshjesh të rëndësishme.

Përgatitjet dhe merkato: Gjithçka është duke shkuar shumë mirë, jemi stërvitur në kushte komode, janë afruar edhe dy futbollistë, por nga merkato ende presim përforcime.

Teuta-Partizani 1-0

Golat e munguar të Teutës: Gomes bëri shumë mirë në miqësoren me Besën dhe presim prej tij, megjithatë të shohim në vazhdim. Nuk presim përforcime vetëm në sulm, pasi lojtarët cilësorë janë të mirëseardhur në çdo repart.

Mesazhi për tifozët: Mesazhi është që të bëjmë një kampionat të madh. Është krijuar ideja se Teuta luan deri në dhjetor, por këtë herë shpresojmë të bëjmë mirë deri në fund, ndaj i thërrasim të na mbështesin në çdo ndeshje”, përfundoi kapiteni i Teutës Renato Arapi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"