“Jo keq!”, dyshja magjike e Sitit flet pas “masakrës” ndaj Junajtid: Një ëndërr e mrekullueshme të jesh pjesë e këtij ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 17:47

“Jo keq!”, dyshja magjike e Sitit flet pas “masakrës” ndaj Junajtid: Një ëndërr e mrekullueshme të jesh pjesë e këtij ekipi

Derbi më i zjarrtë në ishullin britanik, Mançester Siti-Mançester Junajtid ka përfunduar me fitoren e “qytetarëve”. Ata mposhtën me rezultatin 6-3 “djajtë e kuq” në një ndeshje ku yjet kryesore të kësaj sfide padyshim ishin Erling Haland dhe Fil Foden. Pas përfundimit të ndeshjes ata janë shprehur për “Sky Sports” se kjo është një ëndërr e realizuar dhe e mrekullueshme.

asdsdasdasdasd

Sulmuesi i Sitit, Haland, ishte mjaft entuziast. “Po, jo keq! Ne shënuam gjashtë gola! Çfarë mund të them. Është e mrekullueshme. Të fitosh në shtëpi, të shënosh gjashtë gola, është bukur. Mund ta ndjesh këtë gjatë gjithë kohës. Mund të shihni pasimet që i japim njëri-tjetrit. Ne gjithmonë duam të shkojmë përpara dhe të sulmojmë. Është ajo që unë dua te ekipi. Në fund, është e mrekullueshme. Nuk ka asgjë më shumë për të thënë.”

Ndërsa mesfushori Foden u shpreh se: “Ka qenë kënaqësi të jesh pjesë e këtij ekipi, është ëndërr të luash në një derbi dhe të jesh tifoz i Sitit. Vendosmëria jonë ishte që nga fillimi dhe ne i përfunduam shanset tona”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"