“Jo Juxhin, ç’është ajo”, britma trajnerësh dhe batuta. Ja pikantet në Laçi-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 22:36

“Jo Juxhin, ç’është ajo”, britma trajnerësh dhe batuta. Ja pikantet në Laçi-Teuta

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme mes Laçit dhe Teutës.

Laci-Teuta

* Skuadrat dolën në fushë tri minuta përpara orarit të fillimit dhe u detyruan të qarkullonin topin derisa akrepat të shkonin 13:45.

* Që në start, trajneri i Teutës, Martini, fillon të orientojë lojtarët: “Aleks, vazhdoje Dejvi, aty Kasniq aty…”.

* Kapiteni i Teutës, Arapi, i drejtohet arbitrit Xhaja për një ndërhyrje të rëndë: “Jo Juxhin, ç’është ajo”. Kjo nxit trajnerin e Laçit, Duro: “Ajo është faull sade…”.

* Një top i gjatë i Sherrit lë të pakënaqur Duron, teksa i drejtohet: “Çfarë bën mo, ke Rapon bosh, ku e çon atje?”

* Teksa loja ishte në zonën e Teutës, portieri i Laçit del jashtë zonës së tij, por në këtë moment Obanor e këshillon që të shkojë te porta, duke ia bërë me dorë që mund të pësojë ndonjë gol nga distanca.

* Pas një përplasjeje të Ingnjatoviçit, Turkaj bëhet gati për t’u futur në lojë, por qendërmbrojtësi serb në rolin e kapitenit, edhe pse doli me barelë, nuk u dorëzua. Menjëherë më pas u rikthye në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"