Jeton i vetëm në kat të 9-të, Mersinaj rrëfen tmerrin e tërmetit në Kroaci: Jam gati ta ndërroj shtëpinë që sot …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 16:12

Jeton i vetëm në kat të 9-të, Mersinaj rrëfen tmerrin e tërmetit në Kroaci: Jam gati ta ndërroj shtëpinë që sot …

Një tërmet afro 5.3 ballë ka lëkundur Kroacinë dhe ka sjellë dëme matieriale sidomos në Zagreb. Lojtarët shpiptarë që jetojnë atje, e kanë ndjerë shumë, por fatmirësisht pa asnjë pasojë. Futbollisti Jon Mersinaj, i cili aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit jeton vetëm por në kat të 9-të.

MERSINAJ JON

“Ishte tërmet shumë i fortë, por fatmirësisht zgjati pak. Unë jetoj në kat të 9-të. Jam gati ta ndërroj shtëpinë që sot. Do vendosem diku tjetër. Për fat nuk pati dëme. Shumë pak në shtëpi”, tregon fillimisht për “Panorama Sport”, Mersinaj.

Në këto kohë, tërmeti shkakton jo vetëm frikë por edhe efektin e kundërt në raport me Koronavirusin, i nxjerr njerëzit jashtë.

mersinaj

“Është shumë e sikletshme sepse duhet të qëndrosh shumicën e kohës në shtëpi dhe mundohem të bëj stërvitje individuale aq sa mundem. Kjo situatë na ka prishur komplet rutinën e punës. Shpresoj të kalojë sa më shpejt dhe pa shkaktuar më tej dhimbje te njerëzit”, është shprehur Mersinaj, pjesë e elitës së futbollit kroat dhe kombëtareve kuqezi.

OLSI TUAJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"