“Jetojmë në një botë me vështirësi”, Shehi: Egbo ka bërë shumë mirë dhe i meriton vlerësimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 18:52

“Jetojmë në një botë me vështirësi”, Shehi: Egbo ka bërë shumë mirë dhe i meriton vlerësimet

Orges Shehi është shprehur se është shumë i lumtur me atë që tregoi Kukësi në ndeshjen me Apoloninë në Kupë, ku arriti edhe kualifikimin për në gjysmëfinale.Shehi

Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku i verilindorëve foli edhe për rivalin, Emanuel Egbo, për të cilin ka thënë se ka bërë një punë shumë të mirë dhe i meriton komplimentet.

“Vinim nga një ndeshje shumë e keqe. Këtë ndeshej e vlerësuam maksimalisht për të marrë maksimumin. Kush merret me futboll e di që kur merr fitore edhe gjendja psikologjike rregullohet.

Jetojmë në një botë që ka vështirësi, por këto kalohen duke qenë të gjithë baskë dhe ti kalojmë së bashku. Unë sot doja një skuadër me grintë. Synimi ishte sot vetëm fitorja, pasi e thashë edhe më parë fitorja sjell entuziazëm.

Dukë hedhur në fushë lojtarët më të mirë. Unë u përpoqa për të provuar një modul tjetër, për të parë se kush është më i mirë. U përpoqa t’i aktivizoja të gjithë lojtarët.

Pas pandemisë, unë mendoj se të fitosh 5 dhe të humbësh 1, pavarësisht se ishte ndeshje deçizive, por mund të them se kjo ndodh në futboll. E rëndësishme është që të rikthehemi aty ku ishim.

Ndryshuam modul sot, dhe realisht sot më ka pëlqyer skuadra me atë që tregoi. Për të ardhmen me këtë modul, do të shikojmë dhe më pas do vendosim. Nuk kemi kohë për të bërë hapa fals dhe nuk duhet të bëjmë eksperimente.

Egbo? Po bën një punë shumë të mirë dhe nuk ka se si mund të mos i japësh merita. Do merita pasi ai i meriton ato. Jepi Cezarit atë që meriton Cezari. Do thoja në këtë moment.”, u shpreh Shehi për mikrofonat e “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"