“Jetët nuk kthehen”, flet mesfushori shqiptar: Është e tmerrshme të kërkosh njerëz nën rrënoja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 10:23

“Jetët nuk kthehen”, flet mesfushori shqiptar: Është e tmerrshme të kërkosh njerëz nën rrënoja…

Mesfushori shqiptar, Fatjon Andoni, i cili luan në Greqi me skuadrën e Larisës, ishte deçiziv ndeshjen e djeshme kundër Volos, pasi shënoi golin e parë, në fitoren 2-1. Ai nuk gaboi nga pika e bardhe e penalltisë dhe hapi rrugën për përmbysjen.

andoni

Në fund të ndeshjes, Andoni në një prononcim për “NOVA”, ka folur për situatën që po kalon vendi ynë pas tërmetit të madh.

“Shqipëria është vendi im i origjinës dhe të dyja vendet i dua. Po kalojnë momente të vështira, ishte një shok. Duhet të kthehen sa më shpejtë. Por, jetët nuk kthehen më. Do doja të përqëndrohesha në miqësoren që do të bëjmë me Teutën. Futbolli është humanizëm. Goli që shënova sot, ishte për ata. Është e tmerrshme të kërkosh njerëz nën rrënoja”, është shprehur Andoni.

Për fitoren kundër Volos Andoni shton: “Jemi luftëtarë, jemi një skuadër e mirë dhe luajmë futboll të mirë. Fitorja na mban brenda objektivave”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"