Jeta e Majk Tajsonit jashtë ringut, si e kapi mat ish-bashkëshorten duke e tradhtuar me aktorin e njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 23:31

Jeta e Majk Tajsonit jashtë ringut, si e kapi mat ish-bashkëshorten duke e tradhtuar me aktorin e njohur

Kanë kaluar 15 vjet, por Majk Tajson më në fund është rikthyer sërish në ring. Legjenda e boksit ka zhvilluar ndeshjen e parë pas shumë kohësh larg, ndërkohë që është mjaft i komentuar edhe për jetën private.

Ai është martuar tre herë dhe asnjë prej martesave s’ka zgjatur aq shumë sa me bashkëshorten aktuale, Lakiha.

Para saj Tajson ishte martuar me Robin Givens. Ata i dhanë fund beqarisë vetëm 11 muaj pas takimit të tyre të parë.

Por martesa e tyre mori fund pasi boksieri e kapi në shtrat me yllin e Hollywood, Brad Pitt.

Sipas Tajson dasma u bë shpejt pasi ish-bashkëshortja e tij i tha se ishte shtatzënë.

Megjithatë, pas martesës ajo i tha boksierit se kishte pësuar abort spontan.

Givens bëri kërkesë për divorc, por sërish vazhduan marrëdhënien derisa Tajson e kapi në shtrat me aktorin e famshëm, Brad Pitt.

“Djalosh, mos më godit,”– mësohet se i tha aktori, ndërsa përballë kishte boksierin më të famshëm.

“Duhet ta shihje fytyrën e tij,”– tregoi Tajson në librin e tij. “Ishte gati të thoshte lutjet e tij të fundit.

Tetë vite më vonë, ai u martua për herë të dytë dhe këtë herë me mjeken Monica Turner.

Çifti u takuan në një festë të organizuar nga Eddie Murphy në 1990 dhe romanca e tyre lulëzoi kur Tayson ishte në burg.

Ajo e vizitonte çdo dy javë në burg pasi boksieri u dënua për përdhunimin e Desiree Washington, në atë kohë 18-vjeçe.

Pasi u lirua jetuan së bashku Maryland por u divorcuan pasi Turner pretendoi tradhti bashkëshortore katër vjet më vonë.

Ata kanë dy fëmijë së bashku, Rayna dhe Amir.

Aktualisht është i martuar me Lakiha ‘Kiki’ Spencer, prej më shumë se 10 vitesh. Pak kohë më parë Tayson pranoi se e kishte tradhtuar, duke thënë se vetëm dy vitet e fundit kishte qenë besnik ndaj saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"