“Jepua topin se na mallkon Zoti”/ Ngacmime dhe ankesa, ja pikantet e duelit Kastrioti-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 22:47

“Jepua topin se na mallkon Zoti”/ Ngacmime dhe ankesa, ja pikantet e duelit Kastrioti-Teuta

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes Kastrioti-Teuta 0-1.

Teuta

* Lojtarët dhe stafi i Teutës mbërritën me vonesë në stadium dhe shkak për këtë ishte autobusi i ri i klubit, i cili nuk u fut direkt në brendësi të impiantit, por e la skuadrën në hyrje të tij.

* Loja kishte kryesisht duele ajrore, ndërsa të dyja stafet teknike u tërheqin vëmendjen lojtarëve për të luajtur lirshëm. Shpesh nga pankina durrsake dëgjohej zëri i ndihmësit të Arapit, Vangjel Mile.

* Emiljano Çela dhe Bekim Kuli komplimentojnë mbrojtësit Bekim Dida dhe Adolf Selmani. “Bravo Dide, hajde Dolfi shumë mirë, vazhdoni kështu”, ishin thirrjet e trajnerëve të Kastriotit. Çela udhëzonte shpesh edhe Henri Okegubun: “Henri, mos u shpërqendro. Më i fokusuar!”

* Mesfushori i Teutës, Albano Aleksi, i kërkon skuadrës që të bëjë presing lart, të mos qëndrojë thjesht në mesin e fushës.

* Një top shkon te trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, me këtë të fundit që e ndalon. Mbrojtësi i Teutës, Idrizaj, i afrohet dhe me batutë i drejtohet: “Të lutem, mund të ma japësh topin?” Në këtë moment Çela me mirësjellje dhe duke buzëqeshur, ia jep topin në dorë.

* Ivanoviç dëmtohet dhe qëndron i shtrirë për gati një minutë. Në atë moment topi ishte për krutanët, por te Teuta kërkojnë “Fair Play”. Ajazi i drejtohet Ramit: “Jepua topin se na mallkon Zoti pastaj…”.

* Stafi krutan shpërthen ndaj kryesorit Bajramaj për faullet që jep në favor të Teutës. “O Kreshnik, e bëre bilbil deri sa arrite qëllimin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"