Jepte mesazh kundër koronavirusit, futbollisti anglez bën festë deri në mëngjes dhe përplas makinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 12:29

Jepte mesazh kundër koronavirusit, futbollisti anglez bën festë deri në mëngjes dhe përplas makinën

Futbollisti i Aston Vilës në kampionatin anglez Xhek Grilish rrezikon të përfundojë në telashe të mëdha pasi mëngjesin e sotëm ka përplasur automjetin e tij.

grilish

Sipas mediave britanike, ngjarja ka nisur pasi lojtari anglez ka festuar me miqtë e tij deri në orët e para të mëngjesit në banesë duke detyruar fqinjët e tij të njoftojnë policinë. Më pas, forcat britanike të rendit gjetën që automjeti i tij “Range Rover” është përplasur. Në njërën prej fotove që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, shihet Grilish duke komunikuar me një punonjës së policisë.

Lojtari në fjalë rrezikon të penalizohet pasi ka shkelur masat kundër grumbullimeve kolektive në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ajo çfarë e bën akoma më të çuditshme këtë ngjarje është se Grilish u dha mesazh qytetarëve anglezë të respektojnë masat anti-koronavirus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"