“Jepini një Oskar, reagoi sikur i thyen hundën”, legjenda e Mançester Junajtid kritikon Alioskin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 21:39

“Jepini një Oskar, reagoi sikur i thyen hundën”, legjenda e Mançester Junajtid kritikon Alioskin

Ish-futbollisti i Mançester Junajtid Patris Evra kritikoi me ironi futbollistin e Lids Junajtid dhe Maqedonisë e Veriut Ezgjan Alioskin për goditjen që mori në kokë nga lojtari i Arsenalit Nikolas Pepe.
evra-pepe
Francezi e komplimentoi Alioskin për paraqitjen në fushë kundër “Topçinjve”, por e kritikoi për simulimin në minutën e 52-të. Evra nuk la pa kritikuar edhe Nikolas Pepen duke e konsideruar si “budallallëk” gjestin e tij.

“Alioski meriton një Oskar. Luajti shumë mirë. Po të isha trajneri i Lidsit do të gëzohesha shumë, por ju lutem, shikojeni. Duket sikur Pepe i theu hundën. Megjithatë, gjesti i Pepes ishte një budallallëk. Kur nuk luan shumë dhe trajneri të aktivizon, nuk duhet të ankohesh se përse nuk luan takimin e radhës”, u shpreh Evra në studion “Sky Sports”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"