“Jepini hapësirë italianëve”, Zaneti i del kundër Mançinit: Në fushë luajnë vetëm…

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 4, 2018 | 19:50

“Jepini hapësirë italianëve”, Zaneti i del kundër Mançinit: Në fushë luajnë vetëm…

Havier Zaneti, ka reaguar për radion “Eiar”, për debatin e hapur në Itali nga trajneri i Kombëtares, Roberto Mançini, ku thoshte se lojtarët italianë duhet të luajnë e të kenë më shumë hapësira nëpër klubet e tyre, në mënyrë që t’i shërbejnë edhe Italisë.

zaneti mancini

“Pas dështimit të Italisë që nuk u kualifikua në Botëror, mendoj se është e nevojshme që të bëhet një punë e madhe me lojtarët e rinj italianë, në mënyrë që të rriten profesionalisht. Mançini është njeriu i duhur në këtë detyrë, por në kampionat, pavarësisht preardhjes, në fushë luajnë talentet më të mirë, dhe shpërblehet puna e më të mirëve. Kombëtarja e Italisë duhet ta nisë nga fillimi, dhe të gjejë një miksim të mirë mes gardës së vjetër, por edhe lojtarëve të rinj.” – deklaroi Zaneti.






www.minuta90.com