Jep dorëheqjen drejtori i Partizanit: Nuk mund të vazhdoja sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2018 | 23:02

Jep dorëheqjen drejtori i Partizanit: Nuk mund të vazhdoja sepse…

Drejtori i Partizanit, Preiti, ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti tek Partizani.

partizani

“Partizani rezultoi një eksperiencë e mirë për mua. Kur erdha në Shqipëri solla me vete dëshirën, entuziazmin dhe stimujt që më kanë shoqëruar gjithmonë të ushtroj këtë detyrë në mënyrë sa më profesionale. Por, mbas këtyre muajve, më duhet të sqaroj, se nuk mendoj se jam i dobishëm për të ardhmen e një klubi, që kryen, pa të metë, një punë e cila me kalimin e kohës është larguar nga ato që janë metodikat e mia (të drejta, ose të gabuara), që ka impulse të ndryshme nga të mijat. Mendoj që nuk mund të kontribuoj dhe ndihmoj pritshmëritë e të gjithëve dhe duke mos patur kushtet, përvoja ime te Partizani përfundon me mbylljen e sezonit.

preiti

E mbyll këtë eksperiencë timen në Shqipëri, sigurisht duke falënderuar mbi të gjitha presidentin Gazment Demi, i cili më ofroi për të vazhduar në klub detyrën e Drejtorit Sportiv edhe në të ardhmen, një gjest të cilin e vlerësoj shumë dhe sigurisht me dha kënaqësi të madhe. Por, me përgjegjësinë më të madhe mendova se nuk do të mund të jepja në vazhdim kontributin dhe bashkëpunimin tim në shërbim të klubit. Në një marrëdhënie pune këto janë gjëra që ndodhin kur në fund bëhen llogaritë. Dua të falënderoj presidentin, stafin teknik dhe atë drejtues, lojtarët, tifozët për mbështetjen, që më kanë dhënë. I uroj njëkohësisht një të ardhme të pasur me sa më shumë suksese dhe arritje të mëdha. Faleminderit!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"