“Jeni të verbër, duhet të dënohet”, drejtuesit e Red Bullit shpërthejnë në akuza për Hamilton pas përplasjes me Verstapen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2021 | 19:06

“Jeni të verbër, duhet të dënohet”, drejtuesit e Red Bullit shpërthejnë në akuza për Hamilton pas përplasjes me Verstapen

Përplasja e Hemilton me rivalin Verstapen në garën e madhe të Britanisë ka sjellë reagime të shumta në Formula 1, ndër ta dhe të drejtuesve të lartë të skuderisë së Red Bull si këshilltari Helmut Marko dhe drejtori Kristian Horner.

hamilton

Për aksidentin e shkaktuar Hemilton mori 10 sekonda penallti duke fituar më pas dhe garën ndërsa Verstapen u largua drejt spitalit për ekzaminime të detajuara.

max

Pas garës, Horner u shpreh me tone mjaft të ashpra ndaj rivalëve dukë thënë: “Në atë kthesë nuk duhet t’i qëndrosh kundërshtarit pranë, çdo shofer që ka pilotuar në këtë pistë e di rrezikshmërinë e asaj kthese. Ishte 100% këndi i Verstapen. Për mua, faji i përket totalisht Hemiltonit i cili nuk duhej të ishte afruar në atë mënyrë. Mund të kishte qenë aksident masiv, falënderoj Zotin që nuk u dëmtua shumë Verstapen, shpresoj të merreni me të në mënyrën e duhur”, tha i irrituar Horner.

d

Ndërkohë të njëjtin mendim ndau dhe këshilltari Helmut Marko i cili u shpreh: “Nuk mund ta bësh një gjë të tillë në këtë sport, nuk e di cili do të jetë ndëshkimi por një sjellje e tillë e rrezikshme e pamatur duhet të dënohet me pezullim. Nëse mendojnë se ne jemi fajtorë, ata janë të verbër. Përsëritjet e tregojnë qartë. Hamilton hyri në pjesën e pasme të makinës së Verstapen duke e goditur”, ishin fjalët e Marko.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"