“Jeni të mbaruar”, tifozët e Tiranës të pakënaqur me skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 19, 2020 | 23:42


“Jeni të mbaruar”, tifozët e Tiranës të pakënaqur me skuadrën

Në ndeshjen ndaj Besës, Emanuel Egbo ka lënë pushim Ilion Likën dhe Filip Najdovskin, dy nga lojtarët që kanë luajtur më shumë këtë verë.

Tirana

Në tribunë ishin dy presidentët Refik Halili dhe Nexhat Bizhdili, të cilët për gjatë gjithë kohës kanë diskutuar me njëri-tjetrin. Edhe pse këtë herë numri i tifozëve ka qenë shumë i ulët. Ama nuk kanë mbetur jashtë kontekstit batutat e disa tifozëve që për lojën e treguar në fushë nuk mbetën pa thumbuar dy skuadrat në fushë:

“Jeni të marum”. Ishte njëri prej tifozëve që bërtiste. Në një moment gjatë pjesës së parë dëmtohet Vangjeli pas një shkeljeje në kavilje, nga lojtarët e Besës.

Tirana2

Një prej stafit të kavajasve nuk përmbahet: “Mirë ta boni mo k…”. Gjatë pjesës së dytë Emanuel Egbo kritikon Tolin në një rast kur hyn në zonë, del para portierit dhe në vend të shënojë vet, pason në qendër: “O Toli, bëje vet, bëje vet”. Nuk rri i qetë as Kashami i Besës, kur një prej të tijve humb një rast të madh për gol: “O Mecja ca është ajo gjuajtje si për të kalu radhën. Apo po të gjurmonin qentë”.

Në fund të ndeshjes, bardheblutë u stërvitën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Paçka se fusha nuk ishte në ditën e saj më të mirë për shkak të reshjeve të shiut gjatë javës së fundit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com