“Jeni të gjithë të korruptuar”, tenisti shpërthen kundër gjyqtarit në ndeshjen me Nadal: E favorizojnë100%

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 22:26

“Jeni të gjithë të korruptuar”, tenisti shpërthen kundër gjyqtarit në ndeshjen me Nadal: E favorizojnë100%

Tenisti australian Denis Shapovalov ka akuzuar hapur gjyqtarët në Australian Open se po mbështetin Rafael Nadal në rrugëtimin e tij drejt fitores historike në një prej turneve “Grand Slam”. Në një ndeshje ndaj spanjollit, i cili fitoi jo pa mund pas pesë setesh, australiani akuzoi hapur gjyqtarin.

ddddddddddddddd

Ai kërkoi që të niste shpejt setin e tretë, pasi kishte humbur të dytin ndaj Nadal me shifrat 6-3. Por ky i fundit ishte ende duke kryer ritualet e zakonshme i ulur, duke rikuperuar në një moment ku gjendja e tij fizike nuk është më optimalja e mundshme. Ndonëse koha e lejuar kishte kaluar, gjyqtari nuk ndërhyri për ta kthyer në fushë.

“E nise orën 45 sekonda më parë dhe ai nuk është ende gati të luajë. Duhet ta paralajmërosh”, i tha Shapovalov gjyqtarit Karlos Bernardes. “Nëse e paralajmëroj tani, as ti nuk je gati, pasi po bisedon me mua”, ishte përgjigja e gjyqtarit duke lënë të shtangur 22-vjeçarin. “Mos po tallesh? Jeni të gjithë të korruptuar”, tha tenisti i ri, ndërsa më pas loja vazhdoi normalisht.

Nadal fitoi me 5 sete (3: 6, 4: 6, 6: 4, 6: 3, 3: 6) por kundërshtari i tij nuk hoqi dorë nga akuzat as pas duelit. “Unë u shpreha gabim. Por është e padrejtë se sa gjëra ia lejojnë Rafa që t’ia hedhë paq. I jepet shumë kohë mes seteve dhe gjithçka tjetër. A mendoj se Nadal favorizohet? Padyshim, 100%”, tha tenisti i ri.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"