Jemini nuk ka dyshime: Gol i parregullt, barazimi i Teutës me Vllazninë duhej anuluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2022 | 23:25

Jemini nuk ka dyshime: Gol i parregullt, barazimi i Teutës me Vllazninë duhej anuluar

Ish-gjyqtari ndërkombëtar, Lorenc Jemini, ka deklaruar në “Procesi Sportiv” se goli i shënuar nga Teuta në ndeshjen kundër Vllaznisë, duhej anuluar pasi ishte shënuar me një aksion ku kishte një pozicion jashtë loje për durrsakët.

jemini

“Në momentin e nisjes së topit drejt zonës, numri 15 i Teutës është në pozicion jashtë loje. Dhe është pikërisht ai që kthehet dhe jep pasimin për lojtarin që shënon më pas golin. Pra sipas mendimit tim ky gol duhej anuluar se ishte i parregullt.

sdfsdfsdfsdf

Ky është momenti ku ndërhyn VAR-i, është pikërisht ky momenti i duhur për të ndërhyrë pasi në çdo gol, VAR-i duhet të kontrollojë çdo pjesë të aksionit për ta cilësuar të rregullt. Ata kanë menduar se ka qenë në pozicion të rregullt, por mendoj se është vendim i gabuar”, tha Jemini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"