Jemini: Mavraj të ndëshkohej që në minutën e parë, penalltia nuk ishte. Duhej parë kjo puna e arbitrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 10:44

Jemini: Mavraj të ndëshkohej që në minutën e parë, penalltia nuk ishte. Duhej parë kjo puna e arbitrit

Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, tashmë në rolin e movilistit te “Proçesi Sportiv” ka analizuar momentet e diskutueshme të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Skocisë. Sipas Jeminit, gjyqtari rus nuk ka qenë në nivelin e kësaj ndeshje dhe ka gabuar me vendimet e tij në disa raste.

Jemini

“Arbitri nuk ka qenë në nivelin e kësaj ndeshje. Gafa e Mavraj në minutën e 1, duhej faull dhe karton i verdhë për Mavrajn, nuk duket nga pamjet nëse e la avantazh, por gjithsesi në momentin kur loja ndaloi duhej nxjerrë kartoni.

Momenti i kartonit të kuq- Nëse është, ndërhyrja e Mavrajt është shumë pak faull dhe nuk duhej dhënë fare karton i verdhë. Për mua nuk është faull. Kartoni i kuq është histori tjetër. Kur jepet faull që nuk është duke sikur kushedi ca ka bërë, dhe lojtari irritohet. Kartoni i kuq është i merituar.

Momenti i penalltisë- Është dhënë një penallti shumë e dyshimtë dhe për mua nuk është penallti. Dora është prekur, por dora është në mes gjatë kërcimit dhe nuk është ngritur lart. Është rast i dyshimtë. Në një ndeshje të tillë me rëndësi të tillë, ky arbitër duhet të ishte më i qetë.

Ky arbitër ka statistikë të frikshme kartonësh dhe ka 7 kartonë për ndeshje dhe 1,2 të kuq për ndeshje. Kampionati rus ka të njëjtën statistikë. Ekipet në këtë nivel, duhet ta shohin në detaje arbitrin. Nëse është arbitër britanik nuk jep faulle, kurse nga Zvicra jep karton. Duhej parë kjo punë”, u shpreh Jemini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"