Jemini: Gabim i FSHF-së, i la arbitrat pa ftesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 23:54

Jemini: Gabim i FSHF-së, i la arbitrat pa ftesë

Ish-arbitri i Kategorisë Superiore, Lorenc Jemini, ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ku shprehu edhe pakënaqësinë e tij për mungesën e një bilete për arbitrat.

jemini

“FSHF shpërndau shumë ftesa për takimin ndaj Francës, në këtë inaugurim të stadiumit, por pati edhe një gabim. Nëpër tribuna, nuk u shpërndanë ftesa për arbitrat e kampionatit. Kombëtarja? Franca dihet kush është, nuk kishte ardhur për turizëm këtu. Por, nuk ka stabilitet ekipi jonë. Vinte pas dy ndeshjesh të mira me Moldavinë dhe Turqinë. Lëvizi 4-5 lojtarë nga ndeshja e fundit. Trajneri e ka të fiksuar 75% të ekipit në kokë. Nuk i lëviz ashtu portierët. Edhe Ter Shtegen ka një formë më të mirë se Nojer. Por, ka një hierarki. Nojer qëndron gjithmonë portier i parë.” – deklaroi Jemini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"