Jemini bën moviolën për Flamurtarin: Rastet e pretenduara nuk janë penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 17:36

Jemini bën moviolën për Flamurtarin: Rastet e pretenduara nuk janë penallti

FSHF ia kishte besuar takimin e djeshëm, Laçi-Flamurtari, një tresheje arbitrash nga Lushnja me kryesor Laver Allën. Ja rastet për moviolë.

jemini

42′ Alvesh tenton të krosojë në zonë për Bushiç, por topi shkon direkt në dorën e Ademir. Gjyqtari heziton të akordojë penallti.  “Nuk kemi të bëjmë me penallti. Topi fillimisht ka goditur këmbën dhe më pas ka shkuar te dora”, ka thënë arbitri që ka mbajtur stemën e FIFAs, Lorenc Jemini gjatë emisionit “Procesi Sportiv” në “Top Channel”.

44′ Bushiç fiton duelin brenda zonës me mbrojtësin Ademir, e më pas tenton të shërbejë, por “sfera” preket me dorë nga Fangaj. “Jo, nuk është penallti”, thotë Jemini për rastin e dytë.

Jemini

53′ Eskuerda kroson në zonë te Rexhinaldo, por përpara se topi të shkojë te sulmuesi, preket me dorë nga Bicaj. Alla jep menjëherë 11- metërsh, ndërkohë që pamjet filmike tregojnë se aksioni ka qenë në pozicion jashtë loje, por me asistentin Qose që nuk e ka ngritur flamurin, duke pritur që “sfera” të shkonte te sulmuesi i Laçit. “Nuk ka lidhje kjo. Nëse i thua një instruktori të huaj po sikur? Thotë stop, gjykohet rasti. Topi është prekur me dorë dhe kemi të bëjmë me një penallti neto. Vendim i drejtë”, analizon gjyqtari Jemini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"