“Jemi vonë, i kërkova lojtarët më 6 janar”, Longo: Nuk jemi në shtator, një ekip me ambicie nuk humb raste ashtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 19:10

“Jemi vonë, i kërkova lojtarët më 6 janar”, Longo: Nuk jemi në shtator, një ekip me ambicie nuk humb raste ashtu

Diego Longo ka qenë dukshëm i pakënaqur me humbjen e skuadrës së tij kundër Dinamos. Trajneri i Kukësit tha për “SuperSport” pas duelit se ishte i zhgënjyer nga fakti se si ekipi i tij kishte shpërdoruar mundësi të mira shënimi.

longo

Kur humbet, diçka ishte keq, mendoj se ishim të balancuar të paktën deri në fund të ndeshjes, kur humbëm një rast të pabesueshëm. Nëse do të fitosh nuk mund të humbësh shanse të tilla i vetëm dhe ndëshkohesh më vonë. Pas golit kishim mundësi të mira, shumë mirë u paraqit portieri i tyre por përsëri humbëm një rast të pabesueshëm, nuk ke se si humbet raste të tilla në fund.

Mungesat? Nuk dua të gjej alibi. Dinamo fitoi, mbaroi. Nuk vij këtu të them se kishim mungesa, nuk kishim lojtarët e merkatos. Por luajtëm 11 kundër 11, ky është futbolli.

Jam i lumtur me lojtarët e rinj, falënderoj presidentin, por nuk jemi në kohë, Nëse do të fitosh duhet të jesh në kohë. I kërkova lojtarët me 6, jemi me 19 dhe jemi ende duke pritur që të vijnë. Janë të mirë por duan kohë të ambientohen, nuk janë ende me skuadrën. Këto nuk janë detaje të vogla, janë të mëdha. Jam shumë i lumtur për Mustën se është lojtar fantastik, por do të isha shumë i lumtur nëse do ta kisha në dispozicion.

Dragoshi ishte me infeksion 10 ditë, ishte shumë keq fizikisht, i kërkova të luante dhe na ndihmoi, por nuk ishte gati dhe e falënderoj që na ndihmoi. Basha ishte jashtë, Milunoviç e humba pas pak minutash. Daci vjen pas dëmtimit, nuk është gati të luajë. Formacionin nuk e vendosa unë, e vendosi periudha që po kalojmë.

Nëse Ibrahimi del jashtë, duhet të kemi të njëjtën vëmendje, kur doli ne u relaksuam pak. Por nuk është vetëm portieri, janë të gjithë. Nuk mund ta pësosh një gol të tillë. Por e përsëris që duhet të mbyllësh ndeshjen. Kur ke raste ashtu, duhet ta mbyllësh ndeshjen, se një skuadër që ka ambicie duhet të mbyllë ndeshjen. Nuk jemi në shtator tani, tani peshon çdo gabim. Nuk ishte çështje e portierit.

Strategjia ajo e fotos me Dinamon? Vetëm një foto publikova, por kishte më shumë. Nuk dua të hyj në polemika. Unë them ta mbyllim këtë kapitull. Nuk ishte strategji, ishin aty, kemi foto dhe është e qartë. Por ta mbyllim, fituan. Edhe Partizani stërvitet me ne aty, por nuk ka ndodhur asnjëherë më parë”, tha Longo pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"