“Jemi vetëm një pikë pas Interit, jo dhjetë”, flet Pjaniç: Më vjen keq që Ronaldo nuk është…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 21:28

Bota FB Seria A Të fundit

“Jemi vetëm një pikë pas Interit, jo dhjetë”, flet Pjaniç: Më vjen keq që Ronaldo nuk është…

Miralem Pjaniç po tregon një formë të shkëlqyer këtë sezon nën urdhrat e Sarrit, me të cilin është bërë një nga lojtarët kryesorë të ekipit.pjanic ronaldo

Mesfushori boshnjak ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka folur për momentin aktual në kampionat, por edhe për Ronaldon. “Jemi akoma në mes të kamionatit. Jemi përballur me kundërshtarë shumë të fortë, por edhe Interi po bën shumë mirë. Ne jemi vetëm një pikë pas tyre, jo dhjetë.

Sezoni është ende i gjatë, dhe na vjen keq që humbëm pikë dje. Ne do përpiqemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. E rëndësishme është të fitojmë me rivalët direkt.

Ronaldo jashtë favoritëve për Topin e Artë? Ai nuk është mësuar me këtë. Më vjen keq për të, ai ka qenë më i miri në botë vitet e fundit. Ka bërë shumë gjëra në karrierën e tij në futboll.”, u shpreh Pjaniç.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com