“Jemi të shkatërruar nga kjo humbje”, klubi anglez njofton vdekjen e tifozit rekordmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 16:57

“Jemi të shkatërruar nga kjo humbje”, klubi anglez njofton vdekjen e tifozit rekordmen

Seb Leuis, tifozi i skuadrës angleze të Çarltonit për plot 22 vite, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 38 vjeçare, për shkak të COVID-19.

carlton

Ishte vetë klubi, i cili operon në kategorinë e dytë angleze, ai që dha lajmin e hidhur për vdekjen e tifozit më besnik të tyre, i cili kishte ndjekur plot 1076 ndeshje të Çarlton që nga viti 1998.

seb

“Jemi me të vërtetë të shkatërruar nga humbja e një nga tifozëve më të dedikuar, më besnik dhe më popullor të Çarltonit.

Seb ishte zemra dhe shpirti i familjes Çarlton dhe ndihej shumë krenar për arritjen e tij në lidhje me pjesëmarrjen në çdo ndeshje brenda dhe jashtë, qysh nga shkurti i vitit 1998.

Ai vendosi një rekord prej 1076 ndeshjeve të njëpasnjëshme. Faleminderit Seb për besnikërinë dhe dedikim tënd ndaj Çarlton,” shkruajti klubi në Twitter.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"